TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është shtyrë seanca në Aplein e GJJKO-së për ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të Metës që të njihet me aktet e dosjes hetimore.
Një javë më parë, GJKKO pranoi kërkesën e Metës që t’i vihen në dispozicion të gjitha materialet e çështjes në gjykim.
Meta ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024. Dosja e tij përfshin tre hetime të bashkuara: aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetimin pasuror, ku ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.