AKTUALITET, 12 Qershor 2023, 08:30

Lushnje, makina përplaset me motorin, humb jetën 28-vjeçari

Lushnje, makina përplaset me motorin, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë. 

Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka humbur jetë një 28-vjeçar.

Viktima është drejtuesi i motori dhe është identifikuar si Sherif Metushi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. M., 28 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi Sh. M.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.