AKTUALITET, 20 Dhjetor 2021, 22:24

"Luli tani flet me veten"/ Arjan Curri: A mund ta besojnë më shqiptarët Lulzim Bashën?

"Luli tani flet me veten"/ Arjan Curri: A mund ta besojnë më

Arjan Curri, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar faktin se mazhoranca ka hequr dorë nga replikat me Lulzim Bashën, sepse nuk e konsiderojnë më legjitim. 

Curri tha se Basha ka mbërritur në pikën që tashmë do të flasë me veten dhe se gjendet përpara një muri. 

Arjan Curri: Edhe Elisa tha e kam për herë të fundit që replikoj. Është më keq akoma. Rama me opozitën e re edhe fliste… Këtu ka pasoja direkt, që ne nuk ju konsiderojmë.
E dyta edhe sikur Basha të flasë vetëm dhe të mos i kthejë njeri përgjigje, a do i besojnë shqiptarët?

A do t’i besojnë shqiptarët edhe kur të thotë të vërtëtën? A do e besojnë kur të thotë që nesër do të bëhem kryeministër i këtij vendi? Pra kujt do t'i flasë Basha? Kjo është rruga e të folurit me veten, përpara një muri, pas të cilit nuk të dëgjon askush.