TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, në rrugën e fshatit Drithas.
Sipas informacioneve paraprake nga uniformat blu, mësohet se një person ka humbur kontrollin e motorit që drejtonte. Si pasojë, drejtuesi ka mbetur i plagosur rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy autoambulanca, duke transportuar në spitalin e Maliqit të plagosurin.
Nuk dihet ende gjendja e tij, ndërsa forca të policisë ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.