TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ervin Salianji, ka folur në një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e tij lidhur me nismën rajonale të "Ballkanit të Hapur".
Salianji fillimisht bëri ironi, duke deklaruar se nuk flet për çështje globale, por kur Armand Shkullaku i kujtoi se është një çështje që i përket Shqipërisë dhe një politikan duhet të ketë qëndrim, Salianji u bë më serioz dhe dha një përgjigje, duke deklaruar se PD mbështet Procesin e Berlinit.
Ai gjithashtu komentoi protestën e Sali Berishës, duke e konsideruar të vogël dhe me pak pjesëmarrës.
Ylli Rakipi: Jeni pro apo kundër Ballkani të Hapur?
Ervin Salianji: Janë shumë të mëdha këto çështje, po ua lë analistëve në studio, punët e Ukrainës dhe lidërëve globalë…
Armand Shkullaku: Pavarësisht humorit, bëhet fjalë për Shqipërinë, që ju pretendoni ta qëverisni kur të vijë koha. Ka nënshkruar një traktat Shqipëria, kjo s'ka lidhje me Ukrainën dhe Lindjen e Mesme. Ka lidhje me një shtet që pretendoni ta drejtoni kur të vini në pushtet. Ju jeni dakord të vijoni projektin e Edi Ramës, apo do ta anulloni atë? A mendoni se qëndrimi i Kosovës është i drejtë apo i gabuar? Çdo politikan duhet të ketë një qëndrim. S’ka nevojë për ironi këtu.
Ervin Salianji: Qëndrimi zyrtar i PD, njeh procesin e Berlinit. Të gjithë shtetet e Ballaknit duhet të përfshihen në atë proces ku janë edhe shtetet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën. Ky është qëndrimi zyrtar.
Armand Shkullaku: Pra jeni kundër?
Ervin Salianji: Është qëndrimi zyrtar i PD.
Ylli Rakipi: Protesta e Berishës ishte e drejtë?
Ervin Salianji: Gjithësecili që proteston ka të drejtë. Me keqardhje që Berisha bën nje miting ku edhe Adriatik Lapaj kishte më shumë sesa kaq. Ishte një protestë kombëtare me mobilizim të madh për shkak të situatës ku ndodhi, nuk mundi dot të mblidhte njerëz as sa janë delegatë të pretenduar.
Ylli Rakipi: Ishte e drejtë protesta?
Ervin Salianji: Gjithësecili që proteston kundër qeverisë është në të drejtën e vet. Por, kur nuk ka masivitet kthehet në të kundërt.
Armand Shkullaku: Siç ndodhi me PD, që protestoi dhe pastaj u fut në zgjedhje dhe ia vodhën prapë.