AKTUALITET, 10 Nëntor 2022, 16:14

Përplasja e fortë me Palokën dhe Leskajn, Rama reagon: Seanca përfundoi me dy të dehur që shanë me libër shtëpie

Përplasja e fortë me Palokën dhe Leskajn, Rama reagon: Seanca

Kryeministri Edi Rama, në përfundim të seancës së sotme plenare gjatë së cilës u miratua Buxheti për vitin 2023, ka sulmuar me anë të një postimi në Twitter opozitën.

Kreu i qeverisë shkruan se pas 28 orësh diskutimesh, as PD dhe as Partia e Lirisë nuk pranuan që ka luftë dhe as nuk folën, sipas Ramës, për një lidhje mes luftës së Putinit dhe krizës së energjisë.

Seanca sipas Ramës, u mbyll me dy të dehur që sipas kryeministrit ishin Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

EDI RAMA NË TWITTER

Pas 28 orësh seancë diskutimesh për #Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!

Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! 3 parti bedelësh pa atdhe, pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!

Përplasja e fortë me Palokën dhe Leskajn, Rama reagon: Seanca