AKTUALITET, 10 Mars 2022, 21:45

Kuvendi miraton raportin e PS-së për inceneratorët, rrëzohet raporti i PD-së i Komisionit Hetimor

Kuvendi miraton raportin e PS-së për inceneratorët, rrëzohet

Kuvendi ka miratuar sot në seancë plenare raportin e Partisë Socialiste për inceneratorët. Raporti i PS për inceneratorët u miratua me 76 vota pro dhe 34 kundër.

Kuvendi miratoi raportin e mazhorancës kundër raportit të Jorida Tabakut. Raporti i PD-së të Komisionit Hetimor për Inceneratorët mori 27 vota pro, 84 vota kundër dhe 0 abstenim.