AKTUALITET, 10 Mars 2022, 20:11

Protesta në Durrës zhvendoset përballë Drejtorisë së Policisë, kërkohet lirimi i personave të shoqëruar

Protesta në Durrës zhvendoset përballë Drejtorisë

Protesta kundër rritjes së çmimeve në qytetin e Durrësit është zhvendosur në drejtorinë vendore të policisë së qytetit. Ata kërkojnë nga uniformat blu që të lirojnë protestuesit e shoqëruar në komisariat.

“Lironi shokët tanë”, dëgjohen të brohorasin në kor protestuesit.

Protesta e mbajtur në Durrës, filloi rreth orës 17:00 me bllokimin e rrugëve kryesore në qytet dhe më pas vijoi me bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës.

Ndërkohë që protesta u zhvilluan dhe në qytet e tiranës, Shkodrës, Lushnjës, Lezhës dhe Tepelenës.

Me përplasje u shoqërua dhe protesta në kryeqytet, ku policia nisi shoqërimet e protestuesve të cilët kishin bllokuar Unazën e Vogël.