TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është mbledhur në një takim urgjent për të diskutuar situatën në Ukrainë, e cila prej pesë ditësh është nën sulmin rus.
Në fjalën e tij të hapjes, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid i Maldiveve bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm.
Ai u bëri thirrje palëve që të përdorin dialogun për të ulur përshkallëzimin e situatës.
Shahid u ka kërkuar të gjitha kombeve të demonstrojnë kurajo morale dhe të përdorin debatin gjatë ditëve të ardhshme jo për “të nxitur retorikën e luftës, por për t’i dhënë paqes një mundësi”.