TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtarja Fjolla Morina ka dalë nga Komisariati i Policisë ku ishte shoqëruar ditën e sotme. Ajo është lënë e lirë nga Prokuroria e Prishtinës pas disa orëve që qëndroi në ambientet e komisariatit të kryeqytetit të Kosovës. Arrestimi i Fjollës ndodhi në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lajmin e konfirmoi për mediat lokale zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Sipas tij Fjolla është liruar pas kryerjes së procedurave.
Personi i përmendur është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marr parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, – citohet të këtë thënë zëdhënësi i policisë.
Ndalimi i këngëtares Fjolla Morina është bërë për shkak se ajo është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Fjolla u arrestua në shtator të vitit të 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë pasi këngëtares iu gjet një pistoletë në makinë.
Ajo kërkohet nga Shqipëria prej 21 prillit 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”. Në shtator të 2021 gjykata e Prishtinës e rrëzoi kërkesën e Shqipërisë për ekstradim duke e lënë të lirë këngëtaren. Ajo është justifikuar se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj. Asokohe, bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte e martuar.