TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, i cili po përjeton muajt e fundit në këtë detyrë, vijon të "shigjetojë" Edi Ramën për Ballkanin e Hapur.
Ai ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, ku shprehet se përshëndet "përkushtimin e Kancelarit të Gjermanisë" për të vijuar procesin e Berlinit, të cilin Meta e quan "nismë gjithëpërfshirëse" në interes të Shqipërisë dhe Kosovës. Presidenti ka shkëputur një moment nga konferenca e Albin Kurtit me kancelarin gjerman, ku ai thotë se nuk mbështet projekte të tjera paralele.
"E përshëndes përkushtimin e Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, të shprehur sot edhe ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të rifilluar Procesin e Berlinit me një dinamikë të re.
Mbështetja e kësaj nisme gjithëpërfshirëse është në interesin më të mirë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të rajonit për më shumë rezultate konkrete, më shumë mbështetje financiare dhe më shumë vlera europiane".
Albin Kurti, gjatë konferencës me kancelarin, ka deklaruar edhe njëherë kundërshtrinë ndaj nismave të tjera, si Ballkani i Hapur, duke vlerësuar Procesin e Berlinit, si të vetmin ku Kosova merr pjesë.