AKTUALITET, 4 Maj 2022, 21:15

Morën varkë me qira në Ksamil, dy turiste gjermanë zhduken për disa orë, gjenden në ujërat territoriale greke

Morën varkë me qira në Ksamil, dy turiste gjermanë zhduken

Një incident ka vendosur në lëvizje policinë e Sarandës mbrëmjen e sotme (4 maj). Dy turiste të gjermane morën me qira dy varka mesditën e sotme dhe u zhdukën prej shumë orësh.

Ka qenë pronari i pikës ku jepeshin varka me qira i cili ka bërë denoncimin në Policinë Kufitare të Sarandës.

Pas shumë orësh “aventure” në det të hapur, autoritetet e Sarandës në bashkëpunim me policinë greke, arritën të lokalizojnë dy varkat që kishin marrë turistet gjermane.

Dy turistet u gjetën në ujërat territoriale greke dhe më pas u sollën në portin e Sarandës.

Fatmirësisht, ato janë në gjendje të mirë shëndetësore.