AKTUALITET, 4 Maj 2022, 17:32

Presidenti i ri nga PD? Rama: Nuk kemi paragjykime, do vendosim në bazë të emrit, nëse jo, Kushtetuta na e ka dhënë të drejtën të kemi një president normal

Presidenti i ri nga PD? Rama: Nuk kemi paragjykime, do vendosim në

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, kryeministri Edi Rama nuk i shpëtoi dot mikrofonëve të gazetarëve dhe pyetjeve që janë tashmë në të gjitha daljet. Një nga pikat e diskutimit në mbledhje ishte edhe ajo e Presidentit të Republikës.
Data e sotme ishte caktuar pëer nisjen zyrtare të bisedimeve me shpresën që në 10 maj të mbahej raundi i parë i zgjedhjes. Por procesi ka një pikë delikate, ajo që lidhet me emrin e ri të presidentit.

Rama e ka një skenar në kokën e tij. Pavarësisht se cila do të jetë qasja e të djathtës, në çdo rast ai falë ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2008, ka asin në dorë, numrin e mjaftueshëm të deputetevë. këtë gjë ua përmendi edhe gazetarëve në deklaratën që mbajti jashtë selisë së PS, ku ata po e prisnin.


Sa e gatshme do të jetë PS për të miratuar dhe një kandidaturë që do të vijë dhe në PD?

Rama: Nuk jemi ulur në tryezë mbi paragjykime, por mbi emra. Nuk do gjykojmë se nga vijnë emrat. Ata nuk janë në një vijë fronti me ne, por përballë nesh. Jemi në tryezë. Nuk kemi pse të japim përqindje. Neëse do ketë kandidaturë të pëlqyeshme, do të japim pëlqimin tonë, nëse jo, falë ndryshimeve kushtetuese të 2008, janë më shumë se 71 vota në parlament dhe Shqipëria do të ketë një president normal.