TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 28-vjeçar raportohet se është vetëvrarë në mjediset e brendshme të Komisariatit të Kavajës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës.
Nga raportimet e para mësohet se 28-vjeçari është vetëvarur në një prej qelive të komisariatit.
Ilvi Meta, 28 vjeç, i cili ishte ndaluar rreth orës 14:00 të ditës së sotme nga policia si i dyshuar për disa vjedhje, u gjet i vetëvarur në qeli në orën 19:00.
Ngjarja ka ndodhur në Komisariatin e Kavajës, ku 28-vjeçari po mbahej i ndaluar. Ai ndodhej në një prej qelive të paraburgimit të katit të parë të godinës 2 katëshe.
Nga hetimet paraprake, i riu ka përdorur një çarçaf për ti dhënë fund jetës, ndërsa dyshohet se ka qenë gjendja e rënduar psikologjike që e ka shtyrë drejt aktit final.
Viktima u gjet i pajetë nga një prej oficerëve të policisë, i cili më pas ka dhënë alarmin.