AKTUALITET, 4 Maj 2022, 17:42

"Këtu vetëm shtohen shpifjet"/ Edi Rama "hedh poshtë" raportin kritik të "Reporterët pa kufij"

"Këtu vetëm shtohen shpifjet"/ Edi Rama "hedh

Raporti kritik i publikuar nga "Reporterët pa kufij" dhe ku Shqipëria ka zbritur 30 vende poshtë sa i përket indeksit të lirisë së medias, nuk është pritur mirë nga Edi Rama.

Kryeministri e ka shpërfillur raportin, duke i vënë të njëjtin emër si të gjithë raportet e tjera të ndërkombëtarëve të cilat i konsideron jo të vërteta dhe të pambështetura mbi fakte.


"Ju flisni për fakte dhe argumente të raportit por jo mbi perceptime. Kam mësuar në gjithë këto vite të jem selektiv mbi raportet, sepse shumica e tyre nuk janë të besueshëm. Nuk shoh asnjë përmirësim në media, por çdo ditë e më shumë shtohen viktimat e shpifjeve, fabrikimeve dhe bullizmit. Vitin e kaluar nuk më rezulton se ka pasur asnjë gjyq ndaj çdo gazetari, asnjë gazetar të kërcënuar. Nëse ka të dhëna të padeklaruara, do të isha shumë i lumtur t'i merrja vesh. Por pas vitit të shkuar që ka shkuar pa asnjë ndërhyrje, dëshmon edhe marrëdhënien time me ju.

Koncepti i reduktimit të rasteve lidhet me nevojën, që ashtu sikundër unë ju respektoj ju, ashtu duhet të më respektoni dhe ju mua. Në asnjë vend të botës liria e shtypit nuk u jep të drejtën të bëni zhurmë kur një kryeministër intervistohet apo edhe një ministër. Nëse ky është presion për shtypin atherë shtypi ka mbaruar.
Edhe për reportazhet që flasin për korrupsionin nuk janë të vërteta. Në të gjitha raportet janë faktet dhe aty shihet ecuria pozitive ndaj luftës kundër krimit, drogës", u tha kryeministri gazetarëve.