AKTUALITET, 29 Shkurt 2024, 22:46

Lirimi i Vangjush Dakos nga qelia, Artan Hoxha tregon pse gjykata vendosi kundër SPAK-ut

Lirimi i Vangjush Dakos nga qelia, Artan Hoxha tregon pse gjykata vendosi

Gjykata vendosi dy ditë më parë që të lironte nga qelia ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar në qershor 2023, me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish- zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues, me akuza për shpërdorim detyre në 2 raste, njëra për leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha në "Të Paekspozuarit", se arrestimi i tij pritej prej 5 vitesh sepse kishin dalë dosje të tjera, por u arrestua me dy akuza që kishin masa ekstreme. 

“Që në momentin e arrestimit, edhe pse kishim 5 vite që prisnim, pasi dolën disa dosje, ish-kreu i bashkisë së Durrësit dhe njeriu i afërt i Ramës, që e ka mbrojtur dhe tha se nuk vendos DASH se kë kam miq unë, u arrestua në 6 qershor 2023.  Ai u arrestua me dy akuza që kishte masa ishte shumë ekstreme, te arresti me burg.  S’e di pse, sepse mund të hetosh dhe jo direkt te masa ekstreme.

Pas 9 muajsh e liruan nga burgu, edhe pse arresti në shtëpi është e njëjtë, dhe akuzat nuk kanë rënë, edhe pse ato janë minimale për atë që çfarë nuk kemi dëgjuar.

A duhet të ishte arrestuar më 6 qershor 2023 dhe liruar në 27 shkurt 2024?

Është vetëm zbutje dënimi.  SPAK nuk arriti të respektonte afatet për hetimin e kësaj çështjeje.

Te perceptimi publik janë kënaqur nga arrestimi. Masat e sigurisë kanë afate nuk mund ta mbash në burg”-tha Hoxha.