AKTUALITET, 29 Shkurt 2024, 20:32

Plagoset me armë zjarri 32-vjeçari në Koplik

Plagoset me armë zjarri 32-vjeçari në Koplik

Plagoset me armë zjarri 32-vjeçari në Koplik. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50. Policia sqaron se gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi me inicialet M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin me inicialet G. D., 32 vjeç, banues në Koplik.

"Më datë 29.02.2024, rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik.

32-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", sqaron policia.