AKTUALITET, 29 Shkurt 2024, 21:19

Samiti për Ukrainën, këshilltarja e Ramës: E rëndësishme është mbështetja politike që iu dha Zelenskit

Samiti për Ukrainën, këshilltarja e Ramës: E

Samiti i mbajtur dje në Tiranë nën titullin “Ukrainë-Europa Juglindore”  ku i ftuari kryesor ishte presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, për eksperten e politikës së jashtme, dhe këshilltaren e kryeministrit Odeta Barbullushi, ka një rëndësi të madhe në aspektin e mbështetjen politike.

Barbullushi tha në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV, se fakti që vendet e Ballkanit Perëndimor u rreshtuan njëzëri për mbështetje ndaj Ukrainës, tregon shumë.

“Organizimit iu bashkuan  shumë liderë evropianë, por dhe të rajonit dhe kjo tregon shprehej e solidaritetit me Ukrainën.

Është e rëndësishme mbështetja politike që vendet e Ballkanit Perëndimor i dhanë Zelenskit.

Ky ishte një samit edhe për të ndarë mendime për situatën dhe sigurinë në Evropë dhe për të shprehur solidaritetin me Ukrainën, nënvizimi i rëndësisë që ka rezistenca e saj.

Kemi të bëjmë edhe me një qëllim diplomatik të rajonit tonë dhe të Ukrainës.

Më e rëndësishmja është mbështetja politike për agresionin ushtarak të shkurtit 2022 dhe për të dënuar krimet e luftës.

U fol për disa iniciativa ku vende e rajonit të bashkëpunimit ushtarak, ku vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfshihen, ndihmën për fëmijët e plagosur, rindërtimit, rehabilitimit etj.”-tha Barbullushi.