AKTUALITET, 29 Shkurt 2024, 18:38

Gripi drejt largimit, raporti i ISHP: Bie në rreth 15 mijë numri i vizitave në javë

Gripi drejt largimit, raporti i ISHP: Bie në rreth 15 mijë numri i

Gripi ka dalë tashmë nga pragu epidemik. Shifrat e të infektuarve me viroza të stinës dhe grip kanë ardhur në rënie për të dytën javë radhazi. Sipas të dhënave zyrtare të ISHP në javën që lamë pas tek mjeku janë paraqitur 15.478 persona me shqetësime të lidhura me gripin. Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët se dy javë  më parë ku, u regjistrua dhe niveli më I lartë I infektimeve me 17602 persona që kërkuan ndihmë mjekësore. Ekspertët pohojnë se kurba e infektimeve po bie.

Të infektuarit janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Incidence më e lartë e infektimeve vërehet në Tiranë, Mat dhe Gramsh. Sa i takon moshës, vërehet se shumica i përkasin grup moshës 1-4 vjeç. Në javën e fundit, vërehet se ka patur edhe një rritje të rasteve të fëmijëve të prekur nga fruthi. Për dy muajt e parë të vitit janë  identifikuar 31 raste, Incidenca e sëmundjes në vend është 1.1 raste/100 000 banorë. Rastet i përkasin moshës nga 0-38 vjeç. Numri më i lartë i përket grupmoshës 5-9 vjeç me 35.5% të totalit të rasteve të konfirmuar.

Incidenca më e lartë është në grupmoshën 2-4 vjeç me 1.3 raste/100 000 banorë. Nga 31 rastet e konfirmuar 19 janë shtruar në spital dhe 12 kanë qëndruar në kushte shtëpie.