TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mikael Qosja, i njohur edhe me mbiemrat Kamami dhe Stefo, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, si një nga autorët e vrasjes së trefishtë në dhjetor 2018 në Bradashesh të Elbasanit. Në këtë atentat u ekzekutuan Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, Erdal Durunay.
I pari është vëllai i Erion Alibejt, ky i fundit i arrestuar për disa krime që janë konsideruar si hakmarrje për këtë vrasje dhe dy të tjerët, rreth familjar i tyre. Qosja u hetua dhe u shpall në kërkim fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit në vitin 2021, hetime të cilat më pas treguan se ngjarja ishte kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal.
Për këtë arsye, dosja u dërgua pranë Prokurorisë së Posaçme, e cila ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën që ai të gjykohet për vrasje kundër dy ose më shumë personash, vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Gjykata do të marrë në shqyrtim kërkesën në 13 mars.