AKTUALITET, 29 Shkurt 2024, 21:29

Samiti për Ukrainën, Tela: Zelensky ka hallin e luftës, Rama bëri atë që di të bëjë më mirë

Samiti për Ukrainën, Tela: Zelensky ka hallin e luftës, Rama

Gazetari Andi Tela, duke komentuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, samitin “Ukrainë-Europa Juglindore”, mbajtur dje në Tiranë, tha se ai ishte i rëndësishëm dhe një lajm i rëndësishëm për Shqipërinë, sepse gjithë mediat ndërkombëtare merreshin me Zelenskyn që kërkonte armatime.

“Zelensky ka hallin e luftës dhe është hall serioz. Bëhen dy vite të plota nga nisja e luftës. Në vitin e parë të luftë ka bërë vetëm dy vizita, në SHBA dhe Gjermani dhe në vitin pasardhës ka bërë 33 vizita.

Në këtë vit, dy muajt e parë ka bërë 6 vizita. Pra ka filluar të dale nëpër Samite, kryesisht në vendet kufitare dhe pastaj me SHBA.

Ardhja në Tiranë, është një lajm i rëndësishëm.

Gjithë mediat ndërkombëtare merreshin me Zelenskyn që kërkonte armatime.

Rama ka bërë atë që di të bëjë me mirë.

Ishte samit i rëndësishëm dhe lajm i rëndësishëm për Shqipërinë”-tha Tela.