AKTUALITET, 16 Tetor 2023, 15:24

Lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, përmbyset në mes të rrugës automjeti në aksin Përrenjas–Librazhd

Lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, përmbyset

Paraditen e sotme, në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd, një automjet që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi është përmbysur në mes të rrugës.

Paraprakisht mendohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë  është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës.

Fatmirësisht në këtë aksident nuk ka pasur të lënduar nga ky aksident, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë edhe lagështira në rrugë si edhe shpejtësia tej normave .