TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e tre zyrtarëve të zyrës së Urbanistikës në këtë qytet. Tre zyrtarët e Urbanistikes në Elbasan janë në hetim nga prokuroria e qytetit për shkak se akuzohen për shkelje të ligjit në një ndërtim pa leje.
Po ashtu prokuroria ka kërkuar arrest edhe për një biznesmen dhe një qytetar që dyshohet se së bashku kanë ndërtuar pa leje për të cilët gjykata është vendosur ‘arrest shtëpie’.
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën “Arrest shtëpie”, për të tre zyrtarët, por Gjykata ka vendosur t’i lërë ata në ‘detyrim paraqitjeje’ deri në përfundimin e hetimeve.