AKTUALITET, 16 Prill 2022, 19:42

Ilva Tare me mision të ri, bëhet pjesë e Këshillit të Atlantikut

Ilva Tare me mision të ri, bëhet pjesë e Këshillit të

Gazetarja e njohur Ilva Tare është bërë pjesë e Këshillit të Atlantikut, Qendra për Europën.

Ish-drejtorja e informacionit në Euronews Albania, e cila prej disa muajsh është shpërngulur në Uashington, SHBA, e ndau lajmin përmes një postimi në Twitter.

Tare shprehet se i është bashkuar ekipit në Uashington dhe do të sjellë disa seri për Ballkanin.

“Jam e emocionuar të ndaj disa lajme personale: që nga 1 prilli, jo vetëm që jetoj në anën tjetër të Atlantikut, por kam filluar të punoj me Këshillin e Atlantikut në Uashington DC, ku do të lançoj serinë Balkans Debrief. Jam e nderuar të bashkohem me ekipin e Këshillit të Atlantikut të Europës”, shkruan Tare.