TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 21-vjeçare është plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugën “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.
Duke drejtuar mjetin e saj e reja me iniciale A.M ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Ajo ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 16.04.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasja A. M., 21 vjeçe, duke drejtuar mjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.