AKTUALITET, 16 Prill 2022, 16:14

Bardhi ironizon qëndrimin e Komisionit të Rithemelimit: Kush kërkon bashkim qenka vegël e Ramës!

Bardhi ironizon qëndrimin e Komisionit të Rithemelimit: Kush

Deputeti demokrat Gazment Bardhi në një reagim të tij ka komentuar deklaratën e bëra nga Komisioni i Rithemelimit. Në një deklaratë, Bardhi ironizoi fjalët e deputetit Flamur Noka, i cili theksoi se platforma e prezantuar nga Alibeaj nuk ishte e pranueshme për t’u zbatuar.

“Interesant shumë edhe ky qëndrim: Kush kërkon bashkimin e demokratëve është “vegël” e ER; ndërsa kush po përçanë partinë, po zvogëlon partinë dhe po ecën në rrugën e njëanashmërisë, pa asnjë reflektim, po e “tmerron” dhe “lufton” fuqishëm ER”, shkruan Bardhi.

Më herët reagoi edhe Enkelejd Alibeaj, i cili tha se refuzimi i platformës së bashkimit nuk i shërben demokratëve.