AKTUALITET, 16 Prill 2022, 13:14

“Vendi po lëngon”- Presidenti Meta për krizën në arsim: Dramë kombëtare! E patolerueshme që …

“Vendi po lëngon”- Presidenti Meta për krizën në

Kreu i shtetit tha se është e papranueshme dhe patolerusheshme që rreth 40% të popullsisë të moshës 25-39 vjeç, është vetëm me arsim fillor, ndërkohë që arsimi 9-vjeçar është detyrim ligjor për qytetarët e Shqipërisë.

Presidenti Meta tha se këto janë premise dhe që nxisin braktisjen e vendit nga rinia.

“Është e papranueshme, që sipas INSTAT, më pak se 30% e pjesës më aktive të shoqërisë tonë, përkatësisht të moshës 25-39 vjeç, të jetë me arsim të mesëm.

Është e patolerueshme, që ndërsa arsimi 9-vjeçar është një detyrim ligjor për qytetarët e Shqipërisë, të kemi rreth 40% të popullsisë të moshës 25-39 vjeç, vetëm me arsim fillor.

Të gjitha këto janë premisa dhe nxitëse, për fat të keq, të braktisjes masive të vendit nga rinia dhe të shpopullimit të Shqipërisë në tërësi.

Prandaj pamëdyshje do ta cilësoja krizën në arsim, një krizë të rëndë ekzistenciale të shoqërisë tonë, për sot dhe për nesër.

Një dramë kombëtare, sepse i heq Shqipërisë, pasurinë e saj më të çmuar, rininë dhe burimet njerëzore, si promotorë të përparimit dhe të modernizimit të saj”, u shpreh ai.

Kreu i shtetit u ndal edhe tek legjimiteti iinstitucioneve shtetërore, politike dhe demokratike, duke theksuar se vendi është në një lëngatë të vazhdueshme.