TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në degët nr 16 në Tiranë dhe dega në Paskuqan në zgjedhjet e shpallura nga Komisioni i Rithemelimit.
Në degën nr.16, sipas Komisionit të Rithemelimit, fitues është shpallur Eduard Rexha me 69.7% të votave.
Ndërsa në degën e Paskuqanit, fitues është shpallur Anton Pjetërnikaj i cili ka siguruar 86% të votave.
Në degën nr.10 në Tiranë është shpallur fitues me 65% te votave, Andi Beliu.
Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega 16 Tiranë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega 16 Tiranë u shpall Z. Eduard Gani Rexha me 69.7% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega Paskuqan.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega Paskuqan u shpall Z. Anton Lek Pjetërnikaj me 86% të votave.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega 10 Tiranë u shpall Z. Andi Gani Beliu me 65% të votave.
Është zgjedhur dhe kryetari i degës së Skraparit ku me 69% të votave, fitues është shpallur Hajredin Bakiasi.