AKTUALITET, 16 Prill 2022, 18:14

Iu gjetën tetë celularë pa fatura tatimore, procedohet penalisht 35-vjeçari në Tiranë

Iu gjetën tetë celularë pa fatura tatimore, procedohet penalisht

Një 35-vjeçar është vendosur nën hetim nga policia pasi futur kontrabandë disa aparate celularë.

Sipas bluve të kryeqytetit, shtetasit me iniciale D.R. i janë gjetur në dyqanin e tij, 8 celularë për të cilat nuk kishte faturë tatimore.

Njoftimi i policisë:

Tregtonte aparate celulare, të dyshuar kontrabandë, procedohet penalisht një shtetas.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht shtetasin D. R., 35 vjeç, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Shitja e paautorizuar e kartave sim”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 8 aparate celulare të ndryshëm, për të cilat nuk dispononte faturë tatimore, të dyshuar kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.