TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ledina Riza është zgjedhur anëtarja e 11 e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ajo mori 130 vota, duke e lënë pas kandidatin Etien Kapo që grumbulloi 83 vota. Në votim morën pjesë 200 prokurorë.
Riza e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si prokurore në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Më pas ajo ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë. Ajo ka kaluar vettingun në mars të mars të vitit 2021, duke u konfirmuar në punë si prokurore e kryeqytetit.