TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur në Skrapar, ku makina ka përplasur një të mitur 8-vjeçar para shkollës.
Aksidenti ka ndodhur përpara shkollën 9-vjeçere “Zylyftar Veleshnja”.
Një mjet tip “Ford” me targa AA 579 OD e ka përplasur fëmijën kur po kalonte me vrap rrugën për të hyrë në shkollë.
Mësohet se fëmija i plagosur quhet Denis Gazmit Dyrmishi, nxënës i klasës së dytë në shkollën 9-vjeçare të Skraparit.
I mituri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku raportohet se ka dëmtime të rënda në të dyja këmbët.
Sipas mjekëve, fëmija i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Drejtuesi i mjetit me iniciale A. B., është shoqëruar në polici.