TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa në televizionet e Tiranës po jepet "kaseta" e gatshme e fjalës së tij të gjatë në Jerusalem për Shqipërinë dhe Izraelin, kryeministri Edi Rama pas vizitës së tij tre ditore në Izrael, së fundmi ka udhëtuar drejt Abu Dhabit.
Ka qenë vetë Rama ai i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka postuar një foto krah Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
“Pas Izraelit një gjysëm dite në Abu Dhabi, për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan”, shkruan ai.
Ndërkohë gjatë vizitës së tij në Izrael, Rama zhvilloi një sërë takimesh. Ditën e djeshme kreu i qeverisë shqiptare takoi liderin e e opozitës izraelite Benjamin Netanyah. Më herët kryeministri Rama takoi në pallatin presidencial presidentin e Izraelit Isaac Herzog.