TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka bërë fakt të kryer marrëveshjen me kreun e PD-së, Berisha, për zgjdhjet vendore të 14 majit 2023. Edhe pse nuk ka dokument, Meta ka deklaruar se Partia e Lirisë kërkon të komandojë këshillat bashkiakë, duke mos nxjerrë kandidatë për kryetarë bashkiksh. Meta deklaroi se 14 maji, i shpallur dje nga presidenti i republikës, do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se 4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë.
Ai theksoi se se Partia e Lirisë do garantojë rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë dhe do të jetë zëri i qytetarëve në kërkimin e llogaridhënies.
Ndër të tjera, ish kreu i shtetit tha se ditën e shtunë në Konventën Kombëtare do të zgjidhet ekipi drejtues i cili do të udhëheqë Partinë e Lirisë drejt fitores të padiskutueshme.
“14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri. 4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë.
Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve që do zbatojë Llogaridhënien pa asnjë kompromis me interesin publik dhe qytetar.
Të shtunën në Konventën Kombëtare zgjedhim ekipin drejtues që do të udhëheq Partinë e Lirisë drejt Fitores të padiskutueshme. Do të jetë së pari triumfi i lirisë të qytetarëve të nëpërkëmbur, të vjedhur, të intimiduar dhe të padëgjuar në këto 4 vitet e pushtetit absolut monist të Rilindjes”, shkruan Meta.