TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti pas shoqërimit në polici, ka shkaktuar debate në komisionin e Sigurisë, ku sot ishte parashikuar seancë dëgjimore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbi sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS në datë 8 shtator 2022, dhe ndërprerjen e sistemeve kompjuterike qeveritare dhe pezullimin e shërbimeve online në muajin korrik 2022.
Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka dhënë disa detaje në lidhje me atë që është diskutuar në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë dhe mbi atë që ka raportuar drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku.
Salianji ka deklaruar për mediat se as vetë policia nuk e di se deri në çfarë niveli janë hakeruar të dhënat si pasojë e sulmeve kibernetike nga Irani.
“Gjejnë pretekst sikur ka sekrete shtetërore për të mbajtur të fëhehtë dështimin e tyre. Ndërkohë që qytetarët që ruhen nga policia që të mos vidhen, policia vidhet vetë. Ajo që mund të ju them duke ruajtur plotësisht etikën dhe sekretin për disa element të thënë nga Drejtori i Policisë është që Policia e Shtetit sot nuk ka as vetë të dhëna të plota se deri në çfarë niveli janë vjedhur apo hakeruar sistemet, deri në çfarë niveli dhe a ka pasur shkatërrim. Pra, jemi në fazat kur thuhet se pretendohet që, pretendohet që… Ka një kontradikë në raport me atë që thotë Policia e Shtetit në raport me atë që ka ndodhur realisht. Pretendohet se nuk janë prekur sistemet që kanë të bëjmë me informacione të klasifikuara, ndërkohë që ju vetë e keni parë që informacionet sekret shtetëror janë publikuar në media.
Po ashtu Salianji tha se hakerimi i sistemeve ka ndodhur pasi nuk kanë mbrojtje sistemet në vendin tonë.
“Nuk kanë mbrojtje sistemet në Shqipëri dhe prandaj kanë rënë, janë harxhuar miliona euro por jemi në këtë situatë. Ne nuk e dimë se deri në cfarë niveli ka shkuar hakërimi. Si janë shpërdoruar më shumë se 200 mln euro për këto sisteme dhe ja kanë lënë gati hakeruesve”, u shpreh deputeti demokrat.
Debatet në komision
Xhaferaj: Komisioni ka kërkuar mininstrin e brendshëm për situatën e rëndë të rendit në shtator, ku policia nuk mbronte dot jetën e qytetarëve. Sot situata ka degraduar shumë më rëndë, kemi një polici që i merr jetën qytetarit. Dhe është e turpshme për ne, të nisim këtë seancë për sulmet kibernetike, pa I kërkuar më parë drejtorit të policisë të japë shpjegime. Komiteti I Helsinkit ka thënë se policia ka shkelur kushtetutën.
Qefalia: Ajo që ka ndodhur është tepër e rëndë, për të cilën po merren organet kompetente. Pse jeni kthyer që me zor prisni të ndodhin ngjarje.
Rrumbullaku: Për ruajtjen e dinjitetit, sot kam ardhur me axhendë të përcaktuar nga komisioni. Nuk jam përgjigjur më parë për shkak se kam qenë me një angazhim në SHBA. Për sa kërkohet nga grupi i deputetëve për cështje që lidhen me ngjarjen e fundit, të të ndjerit, jam I gatshëm të paraqitem brenda 48 orëve dhe të jap shpjegime në lidhje me sa kërkohet nga ana juaj. Edhe për cështjen e të ndjerit Rasha, duke qenë në detyrën e kreut të AMP. Do t’iu lutesha që, jo cdo gjë që shpërndahet mediatikisht për opinionin nuk do të thotë se janë të vërtetat reale të hetimeve që kryejnë intitucionet e drejtësisë.
Salianji: Është 13 shtator kërkesa për drejtorin e policisë për cështjen e kriminalitetit. Qytetarët presin që policia t’i ruajë nga vjedhja, por policia vidhet vetë, i vidhen të dhënat sensitive. Nga ana tjetër ne dhe këtu e mbështes drejtorin i kemi dhënë mbështetje edhe publike, dhe kemi kërkuar trajtim më dinjitoz, por ne kemi denoncuar ashtu si edhe sot, përfshirjen e drejtuesve të lartë të policisë në paligjshmëri, dhe më keq në manipulime kriminale, për interesa politike. Nëse do ishte trajtuar si duhet edhe ngjarja e fundit e ndodhur dhe nuk do kishte nxitime për të manipuluar ngjarjen nga ana e drejtorit të AMP, famoz dhe i njohur për manipulime, si në Elbasan edhe në rastin ‘Rasha’, padiskutim nuk do ishim këtu. Ju do distancoheni që aty punonjësist e policisë e ngrinin një njeri sikur të ishte thes, c’e keni këtë.
Gogu: Keni heshtur kur ka patur ngjarje shumë të rënda. Rrini aty ku keni ndjenjur 10 vjet do rrini edhe 10 të tjera.
Xhaferaj: Në mënyrë të padiskutueshme e mbështesim drejtorin e policisë të ketë sukses, e falenderoj që ra dakord me shqetësimin e opozitës. Vijojmë më rendin e ditës, dhe për 48 orë të vijë të japë shpjegime.