AKTUALITET, 25 Tetor 2022, 11:02

Zbardhet dëshmia e policëve që arrestuan Lear Kurtin: Kur e çuam në Komisariat ra pa ndjenja

Zbardhet dëshmia e policëve që arrestuan Lear Kurtin: Kur e

Ka qenë një ambulancë, që e ka transportuar me shpejtësi në spital, ku pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, punonjësi i policisë është marrë në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Ora News raporton disa nga dëshmitë e punonjësve të policisë, mes të cilave dhe dëshmisë së efektivit 21-vjeçar që bëri ndalimin e Leart Kurtit.

I tronditur, polici ka treguar se ishin me makinë duke patrulluar, kur në rrugën “Don Bosko” ka vënë re Lear Kurtin teksa bënte disa veprime të dyshimta.

Nga ambienti i brendshëm i makinës i ka kërkuar Kurtit që të afrohej drejt policëve. Teksa Kurti është afruar punonjësi i policisë i ka kërkuar kartën e identitetit, por ai nuk e ka pasur.

Polici 21-vjeçar e ka pyetur nëse kishte sende të paligjshme apo duhet ta kontrollonin. Në këtë moment Kurti është larguar me vrap, duke ju shmangur verifikimit policor.

Polici ka dalë nga makina dhe i është vënë nga pas, ku pas një distance vrapimi gati 200 metra, ka arritur ta kapë Lear Kurtin.

Në momentin kur e ka “mbërthyer” me duar të dy si polici dhe Kurti, janë shembur në trotuarin e rrugës.

Polici nuk e ka lëshuar Kurtin, ndërsa ky i fundit ka shfaqur gjendje të fikëti dhe vështirësi në frymëmarrje.

Kanë shkuar dhe dy punonjës të tjerë polici, të cilët po e “shkundnin” fizikisht Leart Kurtin me shpresën që ai të përmendej plotësisht.

Pasi ka ardhur në vete, një patrullë tjetër policie ka mbërritur në zonë ku u kap Kurti, duke e marrë këtë të fundit dhe transportuar në drejtim të komisariatit Nr.3.

Ndërsa polici që e ndaloi dhe dy kolegët e tij kanë qëndruar në zonë me qëllimin e vetëm për të kontrolluar terrenin rrugor që përshkoi me vrap Lear Kurti, me shpresën e gjetjes se ndonjë sendi të paligjshëm, drogë apo armë, që mund të kishte hedhur Kurti në ikje e sipër.

Teksa ka shkuar në ambientet e policisë, Leart Kurti nuk ka dashur të zbriste nga makina duke kapur me forcë sediljet e mjetit. Gjendja e Kurtit, thonë policët është përkeqësuar duke humbur ndjenjat dhe i ka ikur gjuha brenda.

Policët kanë bërë përpjekje për nxjerrjen e gjuhës dhe gjatë këtij procesi kanë çarë me duar bluzën e Leart Kurtit. Kurti është lënë disa minuta në dhomën e shoqërimit por më pas gjendja e tij shëndetësore u përshkallëzua ndjeshëm.

Polica ka njoftuar ambulancën, por për shkak se urgjenca po vonohej Kurti është transportuar me makinë policie drejt spitalit ushtarak.

Policët që bënë transportimin e tij në spital kanë treguar se Kurti ishte i gjallë, ndërsa bluzat e bardha kanë treguar se ai ka qenë i pajetë. Për të hedhur dritë në këtë pjesë prokuroria e Tiranës, ka kërkuar hetimet për “Mosdhënia e ndihmës mjekësore” dhe “Kryerje të veprimeve arbitrare”.

Ndërsa ambulanca, që ka shkuar në komisariat ka marrë prej andej dhe transportuar drejt spitalit edhe policin 21-vjeçar që bëri arrestimin e Leart Kurtit, i cili ka humbur ndjenjat.