AKTUALITET, 16 Dhjetor 2021, 15:00

Kyçet me zinxhirë dera e degës së PD në Shkodër/ Tentativë për të penguar referendumin e 18 dhjetorit

Kyçet me zinxhirë dera e degës së PD në Shkodër/

Pas urdhrit nga Tirana, drejtuesit e degës së PD Shkodër kanë kyçur me dryn selinë blu në këtë qytet.

Skandali është denoncuar nga anëtarët e Kryesisë së PD, të cilet e quajnë absurde sjelljen dhe urdhrin e dhënë nga Lulzim Basha.

“Dëshpërimi që ka kapluar pseudotolerantat dhe gjithëpërfshirësit Bashistë shprehet mirë në aksionin e mbylljes me zinxhirë të degës së PD-së Shkodër. I bëj thirrje kryetarit të degës z. Xhevdet Amuli të distancohet nga kjo lajthitje pasi dega nuk është pronë private. Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish kryetari dhe deputeti Lulzim Basha. Turp”, shkruan Ervin Gjini, anëtar i kryesisë së PD Shkodër.

Mbyllja është bërë për të mos lejuar përgatitjet për 18 dhjetorin, referendumin për shkarkimin e Bashës.

Mbështetësit e referendumit po bëhen gati për këtë datë, ku pas mbylljes se selisë kanë bërë me dije se do të përcaktojnë vende të tjera për mbajtjen e referendumit.