TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se protesta e 28 shkurtit do të jetë me e fuqishmja që ka njohur ndonjëherë vendi.
Megjithatë nuk dha shumë detaje, duke thënë se të gjithë do të informohen në përputhje aksionet dhe veprimtarinë e protestës.
“Do të jetë një revoltë, një kryengritje do të thosha me e fuqishmja që ka njohur vendi. Nuk do të jetë e llojit të atyre që keni parë. Tani kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve dhe veprimtarisë së saj.
Për të gjitha do të informoheni në përputhje me vendimet që do merret. Por e shtuna është e dita e triumfit të opozitës e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët”, tha ai.