TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Belinda Balluku ka dalë në foltoren e Kuvendit. Në nisje të fjalës së saj ajo komentoi të gjitha akuzat që janë hedhur në drejtim të saj, por tha se “kurrë nuk do të dëgjoni sharja apo lëvdata për drejtësinë e re”.
Balluku deklaroi se nuk ka asnjë koment, në respekt të plotë sic tha ajo “për misionin e saj”, pasi u shpreh se “PS e ka mbeshtetur reformen në drejtësi”.
Ajo refuzoi të komentojë, duke thënë se çështja është në hetim, duke theksuar se “hetimet kanë rrugën e tyre, të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë, derisa e vërteta të marrë formë të prerë cilado qoftë ajo”.
“Më duhet të them disa fjalë jo për të kompensuar baltën, aludimet gjysmë të vërteta, por detyrimin që kam ndaj detyrimit që kam ndaj kujdo që beson tek puna dhe jo balta. Nuk do dëgjoni kurrë nga unë sharje apo akuza për drejtësinë e re, edhe kur prekem personalisht, as lëvdata, pasi besoj se kjo drejtësi e dalë nga reforma, produkt i vullnetit të PS dhe Ramës është duke kryer misionin për të cilin u reformua, pikat e saj të dobët, me pikat e saj të forta, por si diçka e re që konsolidohet dita ditës
Nuk do më dëgjoni kurrë të merrem me prokurorë dhe gjykatës, pasi secili prej tyre bën detyrën ashtu sic gjykon. Nuk do prononcohem kurrë për çështje nën hetim, pasi ato kanë rrugën e tyre, të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë, derisa e vërteta të marrë formë të prerë cilado qoftë ajo.
Unë si kolegët e PS mbështesim reformën në drejtësi dhe produktet e saj edhe kur prekemi personalisht, pasi ndryshe nga sa thoni e mendohet PS është një formacion politik serioz, i vetmi në Shqipëri, ku fjala e secilit dëgjohet dhe fjala e secilit ka peshë. Ajo reformë ka marrë mbështetjen e çdo socialisti. Ndaj në respekt të plotë të misionit të saj nuk kam asnjë koment”, tha Balluku.