AKTUALITET, 19 Nëntor 2025, 12:30

Letra, Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet zyrtarisht OSBE/ODIHR dhe “Venecias” për asistencë dhe ekspertizë

Letra, Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet zyrtarisht OSBE/ODIHR dhe

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili nisi punën ditën e djeshme i është adresuar me dy kërkesa zyrtare OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, për të siguruar asistencë teknike dhe ekspertizë profesionale gjatë hartimit të reformës së re zgjedhore.

Në letren dërguar Maria Telalian, drejtore e ODIHR bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi shprehin mirënjohjen për rolin dhe kontributin e pandërprerë të institucionit në forcimin e standardeve zgjedhore dhe zhvillimin demokratik në Shqipëri.

Komisioni kërkon angazhimin e ekspertëve të ODIHR-it për të asistuar në hartimin e ndryshimeve ligjore dhe për adresimin e rekomandimeve të paplotësuara të raporteve të zgjedhjeve të viteve të fundit.

Në një letër të veçantë drejtuar Presidentes së Komisionit të Venecias, Claire Bazy-Malaurie, Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon kontribut me rekomandime dhe ekspertizë nga trupi këshillimor i Këshillit të Evropës, duke vlerësuar rëndësinë e këtij institucioni në konsolidimin e bazës ligjore dhe të proceseve demokratike.

Letra, Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet zyrtarisht OSBE/ODIHR dhe

Letra, Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet zyrtarisht OSBE/ODIHR dhe