AKTUALITET, 19 Nëntor 2025, 11:54

Rama, ironi me deputetët e PD: Me faqe për muri ju pafsha gjithmonë! Pamja juaj më frymëzon

Rama, ironi me deputetët e PD: Me faqe për muri ju pafsha

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetët e opozitës, të cilët i kthyen kurrizin në momentin që kreu i qeverisë mori fjalën në foltore.

“Më frymëzon shumë kështu”, u shpreh Kryeministri, duke shtuar se “kështu me faqe për muri ju pafsha gjithmonë”.

“Do më pëlqente të vazhdoja gjatë me këtë pamje ekskluzive që kam këtu, jo më pëlqen por më frymëzon shumë dhe kështu me faqe për muri ju pafsha gjithmonë, vetëm me shëndet aman se na duheni gjallë”, iu drejtua Rama.

Kreu i qeverisë u largua nga salla e Parlamentit pas fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.

Edi Rama: Nuk dua të marr shumë kohë edhe pse do të më pëlqente të vazhdoja gjatë me këtë pamje ekskluzive që kam këtu… jo më pëlqen, por më frymëzon shumë dhe kështu me faqen për muri ju pafsha gjithmonë, vetëm me shëndet aman se na duheni gjallë.

Për sigurinë, drejtësinë dhe rendin kemi një buxhet masiv që diktohet nga detyrimet tona të patjetërsueshme në 2 drejtime, detyrimin në raport me anëtarësimin tonë në NATO dhe detyrimin në raport me drejtësinë e pavarur, pavarësinë e të cilës e garanton vetëm PS. Dhe kështu në buxhetin që do të miratojmë kemi një rritje domethënëse qoftë për mbrojtjen, qoftë për drejtësinë.

Nuk dua të marr kohën e kolegëve të tjerë ministra që do të flasin direkt për aspektet e përveçme të buxhetit në çdo sektor dhe do të flasin me detaje. Por dua të shtoj një element të fundit që është skema e re e kompensimit për fermerët që nuk janë subjekt i TVSH. Me kompensimin që do të bëhet nga administrata Tatimore, do t’i japim një shtytje sektorit të bujjqësisë dhe reforma është më konkurruesja në rajon dhe vendoset në nivelin 10%.

Rama, ironi me deputetët e PD: Me faqe për muri ju pafsha

Rama, ironi me deputetët e PD: Me faqe për muri ju pafsha

Rama, ironi me deputetët e PD: Me faqe për muri ju pafsha

Rama, ironi me deputetët e PD: Me faqe për muri ju pafsha