AKTUALITET, 19 Nëntor 2025, 11:48

U pyet 2 orë në SPAK për 21 janarin, Berisha: Kur përdoret dhuna, ka edhe vrasje

U pyet 2 orë në SPAK për 21 janarin, Berisha: Kur përdoret

Ish kryeministri demokrat, Sali Berisha pasi doli nga SPAK foli dhe për vrasjet e 21 janarit dhe Gardën, duke thënë se ka zbatuar ligjin.

Kreu i PD Berisha tha se SPAK bën hetime politike, ndërsa për vrasjet e 21 janarit u shpreh se “kur përdorin dhunën, ka edhe plagosje, ka edhe vrasje”.

“SPAK-u bën hetime politike, SPAK-u është një repart i PS kundër opozitës. Ta pret mendja ty që guxon SPAK-un të gozhdojë Edi Ramën për aktin më të dhunshëm në histori? Në fakt për vrasjet duhet të ketë hetime.

Thashë edhe njëherë. Por që kur përdorin dhunën, ka edhe plagosje, ka edhe vrasje, kjo është e pamohueshme. Dhe ata që organizojnë këto ose ata që shkelin ligjet, bëhen përgjegjës...”, tha Berisha.