AKTUALITET, 19 Nëntor 2025, 10:58

Balla, ironi me opozitën: Ngritja më e madhe e pensioneve. Ju keni hallin e pensionistit tuaj. Seriozitetin e konsoliduat me 300 petrita në bulevard

Balla, ironi me opozitën: Ngritja më e madhe e pensioneve. Ju keni

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, shpjegoi në Kuvend se sa rritet pensioni, duke marrë shembull nënën e tij.

“Sot jemi këtu për të miratuar ngritjen më të madhe të pensioneve në historinë e këtij vendi. Si mund të thuash që qeveria refuzon të ngrejë pensionet? Me reformën e re të pensioneve, garantojmë rritje progresive deri në 2030. Edhe një pension që në kohën tuaj nuk ishte fare, pensioni rural, ne po e çojmë në 18 000 lekë.

Nëna ime ka punuar infermiere 42 vjet dhe ia shpjegova sa i rritet pensioni. Në vitin 2026 i rritet 18 mijë lekë çdo muaj, herë 12 muaj, 216 mijë lekë; Në vitin e dytë i rritet 36 mijë lekë, herë 12, i shkon 432 mijë lekë rritja; Në vitin e tretë i shkon 648 mijë lekë; në vitin e katërt i shkon 864 mijë lekë. Totali shkon 2 milionë e 160 mijë lekë rritje”, tha Balla.

“Kjo është rritja për një pensioniste që ka punuar 42 vjet. Unë e di që pensionisti i vetëm ndër ju nuk ka hall rritjen e pensionit sepse e ka pagën e lartë. Ne flasim për 670 mijë të tjerët, ju keni hallin e pensionistit tuaj”, shtoi Balla.

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ironizoi Foltoren e PD-së para kryeministrisë, ku mblodhi një numër të vogël mbështetësish. Balla tha se serioziteti i PD-së vazhdon të konsolidohet sikurse u konsolidua të hënën në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“Ju me matematikën u ka lënë ai mbrapsht se 7 x 7 vazhdoni... E di që pensionisti i vetëm ndër ju, nuk ka hall rritjen e pensioneve se e ka pagën e lart, fjalim për 670 mijë të tjerët. Ju keni hallin e pensionistit tuaj. Iu referova nënës time të dashur dhe 670 mijë pensionistëve.

Pa humbur kohë, iu lutem ta votojmë kërkesën për t’iu bashkuar debatit të buxhetit. Ky debat, minimumi jetik, është pjesë e diskutimit të buxhetit, strategjia juaj dhe për të marrë Jorida 10 minuta...vazhdoni. Ndërkohë serioziteti i forcës tuaj politike vazhdon të konsolidohet sikurse u konsolidua të hënën me 300 petrita në bulevardin Dëshmorët e Kombit.