TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK do t'i drejtohet Apeli të GJKKO-së për të kundërshtuar vendimin e djeshëm të GJKKO për disa të pandehur të dosjes Metamorfoza, që liroi nga qelia shefin e Operacionales Oltion Bistri, të cilit iu hoq edhe sekuestro për gati 1 milionë euro të sekuestruara si dhe liroi ish-prokurorin Xhevair Lita.
Prokurorët e çështjes kanë konfirmuar për Report Tv se janë duke pritur vendimin e zbardhur të Gjykatës së Shkallës së parë për t’iu drejtuar Apelit.
Ndërkohë për Bistrin vijon një tjetër proces i nisur për pasuritë e tjera të sekuestruara nga SPAK në bazë të ligjit antimafia ku prokuroria ka kërkuar konfiskimin e tyre në gjykatë.