AKTUALITET, 19 Nëntor 2025, 12:49

Urdhrat për ndalimin e drejtuesve të Gardës u refuzuan, Berisha: Pati ndërmjetësim ndërkombëtar

Urdhrat për ndalimin e drejtuesve të Gardës u refuzuan, Berisha:

Sali Berisha dha sot për herë të parë qëndrimin e tij para SPAK për vrasjet e 21 janarit, por gjatë komunikimit me gazetarët ai tha se per arrestimin e drejtuesve të Gardës, për të cilët ishte lëshuar urdhëarrest pas 4 vrasjeve në bulevard, kishte ndermjetesim nderkombetar.

Berisha tha para gazetarëve se çdo gardist i kërkuar është paraqitur në Prokurori, por është hetuar në ndjekje të lirë dhe sipas tij, kjo është bërë me ndërmjetësimin e SHBA. 

Gazetarët: Refuzuat të zbatonit urdhrat për ndalimin e gardës?

Berisha: Aty ka pasur një ndërmjetësim ndërkombëtar.

Gazetarët: Kush ndërmjetësoi?

Berisha: 'Ka ndërmjetësuar ambasadori i SHBA-së dhe çdo oficer i kërkuar nga prokuroria është paraqitur në prokurori, por në ndjekje të lirë sepse Edi Rama dhe Ina Rama kërkonin që të eliminonin zinxhirin e komandës në një kohë kur Edi Rama kishte deklaruar se, beteja tjetër do të ishte vendimtare dhe secili nga gardistët e thirrur janë paraqitur në prokurori. Të gjitha të tjerat janë mashtrime'.

Më 2011-ën, pasi dolën urdhër arrestet për drejtuesit e Gardës, Policia nuk i ekzekutoi. Ishte vetë Berisha që më 25 janar 2011 deklaroi se “urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme për gjashtë drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, nuk do të zbatohen në mënyrë absolute, në bazë të Kodit të Procedurës Penale”. Urdhrin e ish-kryeprokurores Ina Rama e konsideroi si puç.