TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të vijnë nesër në Tiranë në kuadër të takimit të radhës për nismën “Open Balkan”, por do të priten me protesta.
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që nesër në orën 16:00 të gjithë mbështetësit e tij të mblidhen në selinë e Partisë Demokratike. Më pas, siç bëhet me dije dhe në posterin e Berishës, të gjithë do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Pjesë e kësaj proteste do të jetë dhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Manjani shkruan se do të jetë në protestë jo për të protestuar kundër mysafirit, por kundër zotit të shtëpisë.
Postimi i Manjanit:
Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë.
Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve.
I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve!
Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm!
Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë!
Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb.
Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë.
Do të jem aty si qytetar, patjetër!