AKTUALITET, 29 Shkurt 2024, 09:27

Kurti nuk do të marrë pjesë fizikisht në Samitin rajonal mbi Planin e Rritjes, zbulohet arsyeja

Kurti nuk do të marrë pjesë fizikisht në Samitin rajonal mbi

Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes.

Kosova në samit do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të marrë pjesë virtualisht.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për median Kosova Press.

Ai ka treguar se Kurti nuk do të marrë pjesë fizikisht për shkak të angazhimeve.

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë I pranishëm fizikisht në Samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, tha Kryeziu.