AKTUALITET, 28 Shkurt 2024, 22:43

Peleshi thirrje investitorëve shqiptarë: Hidhni sytë nga biznesi i sigurisë dhe mbrojtjes

Peleshi thirrje investitorëve shqiptarë: Hidhni sytë nga biznesi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i bëri thirrje investitorëve shqiptarë që të hedhin sytë nga biznesi i sigurisë dhe mbrojtjes.

Peleshi bëri apelin gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News.

“Poliçani prej vitesh nuk punon. Duam të hyjmë në tregun e industrive ushtarake, po kërkojmë investime. I bëj thirrje investitorëve edhe shqiptarë, të hedhin sytë nga biznesi i sigurisë dhe mbrojtjes. Ne po kërkojmë investime, kemi bërë hapa serioze me MSPA për të hartuar një studim. Pjesa e madhe e makinerive nuk punon më”, tha ministri Peleshi.

Ndër të tjera ai tha se “Lufta në Ukrainë është e ashpër ndaj një shteti të madh si Rusia. Ukraina po lufton dhe heroizmi i tyre nuk mjafton nëse nuk do të ndihmohet ushtarakisht. E keni dëgjuar çështjen e furnizimeve dhe kapaciteteve të kufizuara në disa vende të prodhimit të armëve. Ukraina është në kërkim të tregjeve të reja. Shqipëria është një nga vendet e pakta që nuk ka një industri ushtarake aktive. Në regjimin e kaluar kemi qenë të militarizuar.”