TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha sot se nguron ta quaj samit ngjarjen e sotme që mblodhi në Tiranë liderët e Europës Juglindore dhe presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky-n. Në emisionin "Now" në Euronews, Bushati tha se në ngjarjen e sotme në Tiranë pati dhe shumë mungesa nga shtete të rëndësishme.
Ai po ashtu vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës për sa i përket konfliktit me Rusinë dhe çështjes së aneksimit të Krimesë.
"Do të doja që të bëja një ndarje mes pjesës dypalëshe pra segmentit të vizitës dypalëshe të cilën e konsideroj mjaft të rëndësishme dhe një shprehje vlerësimi për qëndrimin e qartë që ka mbajtur Shqipëria për këtë konflikt dhe për këtë çështje që me aneksimin e Krimesë.
Marrëveshja e firmosur mes Shqipërisë dhe Ukrainës shpresoj shumë që do të hapë horizonte të reja të bashkëpunimit mes vendeve tona. Ndërkohë pjesa tjetër e aktivitetit unë do të nguroja ta quaja samit, më tepër e konsideroj një aktivitet të përbashkët sepse nuk përmbush parametrat e një samite as nga pikëpamja e thelbit dhe as nga pikëpamja e formës.
Nga pikëpamja e formës duhet të kemi parasysh se të shkojmë në një samit si fillim duhet të dalin në ring diplomatët, ministrat, duhet të ndërmerren disa angazhime, të sheshohen disa keqkuptime, duhet të bëhen kompromiset e nevojshme dhe në fund udhëheqësit e shteteve ndërmarrin angazhimet, të karakterit politik, të karakterit ekonomik, të karakterit financiar dhe pse jo të karakterit financiar.
Po kështu gjeografia që synohet mes Europës Juglindore dhe Ukrainës plus Moldavisë duket si një gjeografi që ne e kemi ushtruar në formatin e vendeve të Europës Juglindore, njohur ndryshe si SECP, është për të ardhur keq që pavarësisht përpjekjeve të lavdërueshme të Shqipërisë, në këtë takim inaugurues pati mungesa, Turqia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Sllovenia", tha ish-ministri Ditmir Bushati ndër të tjera.