TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur sot rreth Samitit Ukrainë-Europa Juglindore të mbajtur në Tiranë. Mediu tha në emisionin "Now" në Euronews Albania se Shqipëria nuk e ka kapacitetin për të prodhuar armë.
Ai iu referua kërkesë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili kërkoi bashkëpunim me vendet e Ballkanik për prodhimin e armëve.
“Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet. Shqipëria për here të fundit ka tentuar të prodhojë fishekë apo kallashnikovë në një marrëdhënie që ne kemi ndërtuar rreth viteve 2006-2007 me kompani nga SHBA me kërkesë të partnerëve tanë e cila funksionoi për një periudhë të shkurtër kohore për qëllime që nuk ishin aspak të fushës që flasim, por që nuk e ka teknologjinë.
Teknologjia ka qenë teknologji kineze, ruse, me sa kam unë dijeni janë dy pajisje për prodhimin e fishekëve në Poliçan të cilat janë franko-zvicerane, të cilat nuk janë vendosur asnjëherë në punë.
Unë dëgjova ministrin Peleshi që tha se me të vërtetë ne duam ta rivitalizojmë industrinë ushtarake, por kjo lloj kërkese e Zelensky-t është një kërkesë për emergjencë që nuk përputhet me mundësitë që ka Shqipëria për të prodhuar”, tha Mediu ndër të tjera.