TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato i ka bërë apel politikës shqiptares, që të nisë diskutimet për të kthyer normalitetin e Kuvendit.
Me anë të një postimi në rrjetin social X, Gonzato shprehet se ky është një kusht bazë për anëtarësim në BE.
“Sot kam qenë dëshmitar sesi politikanët shqiptarë nga parti të ndryshme politike u angazhuan në diskutime dhe debate lidhur me rolin e Kuvendit në procesin e negociatave me BE-në. Me urgjencë, diskutime të ngjashme duhet të nisin në Kuvend për të rivendosur funksionimin normal të tij.
Ky është një nga kushtet bazë për anëtarësimin e vendeve në BE. Ne punojmë së bashku për të ndihmuar parlamentin të luajë rolin e tij të plotë në anëtarësimin në BE si një institucion transparent dhe efektiv në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Gonzato në X.